Art & Kulturë

Vlera marramendëse e autoportretit të Jean-Michel Basquiat, së shpejti në ankand!

Autoportreti mbresëlënës i Jean-Michel Basquiat i titulluar “Self-portrait as a heel. Part Two” do të shitet në ankand. Vepra u krijua në vitin 1982, ndërsa Basquiat jetonte në Los Angeles, gjatë një periudhe veçanërisht krijuese për artistin. Një nga autoportretet e pakta të Basquiat, “Self-portrait as a heel. Part Two” u krijua për ekspozitën e tij të parë në Bregun Perëndimor, në Galerinë Gagosian në Los Anxhelos.

Nuancat e gjelbër, e zeza, bezha, blu dominojnë në këtë autoportret që është përfaqësues i stilit bashkëkohor dhe neo-ekspresionist e artistit. Vepra do të shitet në një ankand të Sotheby’s të planifikuar për 15 nëntor dhe vlera e saj llogaritet në 40-60 milionë dollarë.