Sport

Vllaznia mposht Partizanin, Skënderbeu rikthehet tek suksesi!

Vllaznia mposht 1-0 Partizanin, duke arritur fitoren e tretë radhazi në “Loro Boriçi” në Abissnet Superiore.

Goli i Liridon Latifit pas gjysmë orë lojë, i dhuroi 3 pikë fantastike ekipit shkodran, që renditet në vend të tretë.
Goli i dytë radhazi për sulmuesin dardan, i cili është ngjitur në shifrën e katër rrjetave sezonale në kampionat. Thyhet Partizani pas pesë javësh pa humbje.

Vendasit luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 66-të, moment kur Ardit Krymi u ndëshkua me të kuq.
Vllaznia e filloi ndeshjen në sulm dhe Djordeviç e Da Silva vendosën në provë Teqjen, i cili do të mposhtej në minutën e 28-të. Jonuzi tentoi më pas me një goditje nga larg, teksa Erdenis Gurishta u ndal nga shtylla në limitet e pjesës së parë.

Kuqeblutë më mirë edhe në pjesën e dytë, por në minutën e 66-të mbeten me një lojtar më pak, me Ardit Krymin që kreu një faull si lojtar i fundit. Partizani mori zemër, por Stenio Junior dhe Esat Mala u frenuan nga Zogoviç.
Vendasit u kthyen në mbrojtje dhe ia dolën të ruajnë avantazhin e çmuar. Në fund 1-0 për skuadrën e Thomas Brdaric dhe festë në stadium, ndërsa “Demat” rikthehen pa pikë në kryeqytet.

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 ndeshja në Korçë mes Skënderbeut dhe Egnatias, teksa vendimtarë kanë qenë golat e shënuar nga ana e Vitijës dhe Berishës në pjesën e dytë të ndeshjes.

Falë këtij triumfi, vendasit rikthehen te suksesi pas tre takimesh pa fituar, ndërsa parakalojnë në renditje Egnatian duke u ngjitur në vendin e tetë të klasifikimit, ndërsa vlen të theksohet se të dyja ekipet tashmë janë në kuotën e 11 pikëve.

Sa i përket kronikës së sfidës, 45-minutëshi i parë ishte me shumë raste për të dyja skuadrat, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin, teksa Imeri për rrogozhinasit u ndal nga traversa. Nga ana tjetër, Skënderbeu u kundërpërgjigj me një mundësi nga Mensah dhe Meksi të cilët nuk ditën të përfitonin. Megjithatë, në fraksionin e dytë, në minutën e 47 sulmuesi Mensah përfitoi dhe realizoi me kokë.

Rrogozhinasit provuan në vazhdim, megjithatë në fund të sfidës, Skënderbeu realizoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të finalizuar nga e Berishës. Kujtojmë, se në këtë ndeshje debutoi në stol për Egnatian, Zekirija Ramdani, por që nuk mundi ta shmangtre disfatën.