Aktualitet

Vlorë/ Sherr me sende të forta mes dy personave, një viktimë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të çastit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Armando Memshani, ka humbur jetën pasi është goditur me grusht nga një tjetër person.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti.

2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi Armando Memshani, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.