Mbi 250 vrapues janë mbledhur dy ditët e fundit në fshatin turistik të Vosokopojës për garën gjysmëmaratonë të bërë tashmë traditë ‘Voskopoja Wolf Trail’. Edhe pse nuk ia dolën të fitonin shumë pjesmarrës vlerësuan terrenin e përshkruar ndërsa e cilësuan si një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Një garues u shpreh: “Vitin e parë nuk kisha shumë ekperiencë dhe nuk isha i përgatitur siç duhet. Me mundësitë që kisha zuri vendin e tretë, ndërsa këtë vit duke njohur garën, terrenin arrita në vendin e parë.”
Sipas organizatorit të garës Altin Sholla sporti është vetëm preteksti, pasi me garën ndërthuren edhe bukuritë e natyrës që vrapuesit kanë mundësinë të shijojnë, duke e khyer evenimentin në një turizëm sportiv.
“Ky është edicioni i tretë. Duhet të ishin katër por për shkak të pandemisë nuk i bëm dot katër këtu në Voskopojë. Është një eveniment i përvitshëm që ne e organizojmë në javën e dytë të shtatorit ku i gjithë komuniteti i vrapuesve amatorë, që dëshirojnë të bëjnë garë, të shijojnë natyrën mblidhen për të bërë këtë gjysmë maratonë.”
Ndryshe nga tre vitet e kaluara risia e kësaj radhe në ‘Voskopoja Wolf Trail’ ishte kategorija për fëmijët.