Rajoni

Vuçiç-it i refuzohet kërkesa për të vizituar Kosovën

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu refuzua kërkesa për të vizituar Kosovën. Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë e konfirmoi vet lajmin. Vuçiç së bashku me kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç dhe Ministrin e Jashtëm, Aleksandër Vulin aplikuan të enjten për të qëndruar në Kosovë. Nuk publikohet motivi i vizitës.

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla konfirmoi: “Po, është e vërtetë kanë kërkuar leje për vizitë. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet”- ka thënë ajo.

Vizita e zyrtarëve të lartë serb vjen teska është ndalur procesi i dialogut Prishtinë-Beograd i ndërmjetësuar nga BE-ja. Gjithashtu vizita e Vuçiç u planifikua të kryhej ndërkohë që udhëheqësit kryesorë të Kosovës ndodhen në Hagë duke u përballuar me akuzat për krime lufte dhe kundër njerëzimit.