Celebrities Gossip Showbiz

Vutë re diçka ndryshe në këngën e re të Melindës? Këngëtarja sqaron kuptimin e saj…

Këto ditë në media është përfolur shumë këngëtarja Melinda Ademi për rikthimin e saj në muzikë pas një pauze nga humbja e mamasë së saj. Pa ‘thumba’ nuk ka ndodhur ky rikthim i Melindës, e cila u ‘sulmua’ nga reperja Gjira Kajtazi, por dyshja u sqaruan me njëra-tjetrën.

Së fundmi, diçka ju ka bërë përshtypje fansave të Melindës në këngën e saj “Qa din ti”. Nga fundi i saj këngëtarja nis të këndojë një pjesë tjetër që nuk ka të bëjë me këngën. Sipas Prive-s, pjesa e fundit e këngës paralajmëron për këngën e rradhës. Kjo do të përsëritet edhe në këngët e reja të saj pasi duket se Melinda po rikthehet vërtet fuqishëm në treg.