Showbiz

Wendy Williams i jep fund karrierës së saj në televizion?!

Moderatorja e famshme Wendy Williams nuk do të mund ta shohim më as në drejtimin e emisionit të saj e as në evente të tjera në media.

Ajo do të marrë një periudhë pushimi relativisht të gjatë për shkak të disa problemeve madhore që ka me shëndetin. Këtë lajm e kanë konfirmuar përfaqësuesit e saj duke mos zbuluar se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

E vetmja gjë që dihet është se bëhet fjalë për një sëmundje të trashëgueshme e cila nuk do të jetë e lehtë për 51-vjeçaren për tu mundur.