Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Xhaçka në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ishte sot e pranishme në një mbledhje jozyrtare që u zhvillua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku fokus i diskutimeve ishte kriza e krijuar nga pandemia e COVID dhe ringritja.

Me një postim në Twitter, Xhaçka thotë se pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur vetëm probleme komplekse, janë të gabuara. Po ashtu ajo theksoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet të trajtohet veçmas nga BE në lidhje me pandeminë e COVID.

Në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku u zhvillua një mbledhje joformale dhe u diskutua për forcimin e ringritjen pas krizës së COVID-19 mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur vetëm problemet komplekse janë të gabuara. Në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas nga BE”, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë se më herët, qeveria jonë është shprehur me tone kritike ndaj BE për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor në procesin e vaksinimit.