Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen, ja disa pamje nga festa e organizuar me miqtë e saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Ditën e djeshme Xhensila ka festuar ditëlindjes e saj të 30-të dhe për këtë organizoi një festë me familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorët e saj. Festa është organizuar në Tiranë dhe kanë marrë pjesë shumë personazhe VIP.

Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Xhensila ka publikuar këngën e saj të fundit e duket se ka ardhur koha që bukuroshja të vij me një projekt të ri muzikor. Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Instastory nga një studio muzikore, ku në sfond dëgjohet pak nga kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti dhe titullohet “Shuj”.