Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani bën paralajmërimin e papritur për këtë sezon veror!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ylli ka treguar se do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin veror që është shumë afër. Epo, teksa të tjerët nuk kanë nisur punën ende, ai duket se është një hap para. Këto ditë Ylli ka xhiruar në Spanjë disa pjesë nga klipet e këngës dhe ditën e sotme ka treguar se vera do të jetë e bukur, duke paralajmëruar se projektet e tij muzikore do të jenë shumë më të bukura.

Do të jetë një verë e bukur

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.