Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “50 Shades of Gray”, Dakota Johnson, na la pa fjalë me veshjen e saj në “Venice Film Festival 2021″!

Festivali i Filmit i vitit 2021 së fundmi është mbajtur në Venecia dhe padyshim është një nga eventet më madhështore, pasi në të marrin pjesë aktorë nga e gjithë bota. Edicioni i 78-të i Festivalit po zhvillohet nga data 1 shtator dhe deri më 11 shtator, ku do të debutojnë me disa nga filmat më të pritur të vitit, siç është filmi me temën e Princeshës Diana-s, “Spencer”, drama shkencore “Dune” dhe filmi horror psikologjik “Last night in Soho”.

Ajo që komentohet çdo vit lidhur me këtë festival, ndër të tjera, padyshim që është edhe veshja e yjeve. Një tjetër që guxoi të vishej në mënyrë ndryshe dhe të dukej shumë interesante ishte pikërisht aktorja Dakota Johnson.

Dakota Johnson guxoi të “zhvishej” në tapetin e kuq për Festivalin e Filmit në Venecia për premierën e “The Lost Daughter”. Dakota dukej e përsosur me fustanin e mrekullueshëm të Gucci.

Ana e argjendtë e zinxhirit mbështillej poshtë dhe rreth supeve të saj, ndërsa zbukurimet ndriçonin çdo centimetër të sajin. Ajo e përfundoi pamjen e guximshme me një palë taka në ngjyrë ari dhe askush nuk mund t’ia hiqte sytë.

Ndërsa bukuroshja Chris Martin nuk mori pjesë në premierë së bashku me Dakotën, ajo nuk ishte vetëm në qilim. Drejtori kreativ i Gucci, Alessandro Michele, dhe regjisori italian, Luca Guadagnino, të dy shoqëruan yllin e “Fifty Shades of Grey”.

Dakota luan së bashku me Olivia Colman, Peter Sarsgaard, Ed Harris dhe Paul Mescal në “The Lost Daughter”, e cila shënon debutimin e regjisorit Maggie Gyllenhaal dhe do të dalë në kinema dhe Netflix më vonë këtë vit.