Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i grupit ABBA, Björn Ulvaeus divorcohet pas 41 vitesh!

Ylli i grupit të famshëm ABBA, Björn Ulvaeus dhe bashkëshortja e tij Lena Kallersjo janë ndarë pas 41 vitesh martesë. Çifti u martua në vitin 1981 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Kanë qenë vetë ata që kanë bërë me dije se do të divorcohen, por do të mbeten miq të mirë. Çifti në një deklaratë të përbashkët dhe të shpërndarë në llogarinë zyrtare të klubit të fansave të ABBA në Twitter tha se:

Pas shumë vitesh të bukura dhe plot ngjarje, ne kemi vendosur të divorcohemi. Ne mbetemi miq të ngushtë dhe të mirë dhe do të vazhdojmë të festojmë së bashku ditëlindjet e nipërve dhe festimet e tjera familjare.

Rikujtojmë, se dyshja u takua në një festë të Vitit të Ri në shtëpinë e anëtarëve të grupit ABBA. Grupi i famshëm muzikor u formua në Stokholm në 1972 përpara se të fitonte “Eurovision Song Contest” në 1974 me këngën e tyre “Waterloo”. Ata vazhduan të gëzonin famë të madhe globale falë hiteve të tyre. Björn ka dy vajza me gruan e tij të dytë Lena, Emma, 40-vjeçe dhe Anna, 35-vjeçe. Ai gjithashtu ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë me Agnetha Fältskog.

Agnetha dhe Björn filluan të punojnë sërish bashkë muaj më parë pasi ABBA u ribashkuan për të punuar në një album të ri. Rekordi i publikuar së fundmi, ‘Voyage’, shënoi prodhimin e parë të grupit pop legjendar në katër dekada. ‘Voyage’ është albumi i nëntë në studio i grupit. Björn kohët e fundit foli për fillimet e ABBA dhe pengesat që duhej të kapërcenin për të arritur famën e tyre mbarëbotërore.