Celebrities Music Showbiz

ABBA japin lajmin e keq për fansat, çfarë po ndodh me grupin?!

Grupi ABBA është shumë i dashur për publikun shqiptar dhe të huaj. Edhe pse moshat e reja ndoshta nuk kanë shumë njohuri për këtë grup muzikor, padiskutim moshat më të rritura ndiejnë një dashuri dhe nostaligji të veçantë për artistët e grupit.

Katër anëtarët e ABBA-ve, akronim i përbërë nga inicialet e emrave të tyre të parë Anni-Frid Lyngstad, 75 vjeçe; Agnetha Fältskog, 71; Björn Ulvaeus, 76; Benny Andersson, 74, u ndanë në vitin 1982. Megjithëse grupi u duk se u ribashkua për të sjellë projekte të reja tek publiku, tashmë ata kanë njoftuar se janë ndarë njëherë e mirë. Benny Andersson u shpreh për “The Guardian” duke u dhënë një tjetër drejtim planeve për ribashkimin e shumëpritur të grupit dhe duke thënë se sa e mrekullueshme ishte të bënin muzikë përsëri së bashku megjithëse po planifikojnë të mos e bëjnë më kurrë:

Kaq ishte. Duhet të ndodhte kështu, ju e dini. Kjo është miqësore, por përfundimtare. Kurrë nuk e kam thënë se ABBA nuk do të bashkohej më kurrë. Por mund t’jua them tani. Kaq ishte.

Ata u bashkuan me Star Wars George Lucas ‘Light Light and Magic, një kompani me efekte lëvizëse, për të perfeksionuar perfomancën e tyre gjatë ribashkimit. Ndërkohë, albumi i quajtur “Voyage” do të publikohet më 5 nëntor, me dy këngë të reja “I Still Have Faith in You” dhe “Don’t Shut Me Down” dhe biletat janë në shitje për një turne shoqërues virtual, me të njëjtin emër, duke filluar nga viti 2022.

Është muzika e parë e re e krijuar nga grupi i cili u nda në vitin 1982. Ndër këngët e tyre më të njohura përfshihen “Dancing Queen”, “The Winner Takes It All” dhe “Take a Chance on Me”. Shumë këngë të reja do t’i shtohen projekteve muzikore të grupit, dhe me siguri fansat janë shumë të lumtur për këtë rikthim.