Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i televizionit italian Simona Ventura i rrëfen të gjitha, nga paraliza e deri tek ceremonia e martesës!

Ikona e bukurisë dhe televizionit italian, Simona Ventura ka bërë një rrëfim të veçantë dhe të ndjerë për jetën e saj personale. Ajo po përflitet shumë në rrjet që pas shpalljes së datës së martesës me gazetarin dhe shkrimtarin e njohur italian Giovanni Terzi, më 6 korrik të këtij viti 2024. Jo vetëm kaq, gjithashtu edhe fatkeqësia e paralizës në fytyrën e gazetares është përfolur shumë në media.

E ftuar në “Belve”, Simona ka treguar episode të dhimbshme në jetën e saj, si aborti të cilin e ka kryer në moshë shumë të herëshme, akuzat se ishte përdoruese e rregullt e drogës, por edhe momentet e flirtit me Giovanni-n. E pyetur nga drejtuesja e programit Francesca Fagnani, se si i shpjegonte ajo akuzat për përdorimin e lëndëve narkotike, Ventura u shpreh:

Është një shpifje që më ka detyruar për një kohë të gjatë të bëj testin e flokëve. Një test toksikologjik i cili mund të vërtetojë përdorimin e drogës edhe pas një kohe shumë të gjatë. E kanë bërë njerëz që donin të shpëndanin fjalën e keqe dhe jo të vërtetën.

Më pas Simona kalon në rrëfimin e abortit, të cilin shprehet se nuk ka ditë të jetës së saj që nuk e kujton atë foshnje të palindur.

Tashmë është diçka që ka kaluar, por nëse do të rikthehesha pas në kohë nuk besoj se do ta kisha bërë sërish si zgjedhje abortin. Asnjë ditë e jetës sime nuk kalon pa menduar për këtë fëmijë të palindur. Një fëmijë për të cilin babai i tij në atë kohë nuk dinte asgjë.

Për sa i përket sferës romantikë, Fagnani i kërkon Simona Ventura-s të tregojë se si kanë nisur flirtet e para me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Ishte shefi im në Mediaset. Një ditë në një dhomë grimi, ku ishte edhe ish-bashkëshortja e tij Daniela, një grimer tha: “Ai është me atë… Simona Ventura” , duke drejtuar gishtin nga unë. Dhe prej andej bomba u përhap. Kur njerëzit më pyesnin në vazhdim nëse ishte e vërtetë, sa më shumë thosha ‘jo’, në fakt aq më tepër thoja ‘po’ brenda vetes.

Prezantuesja është e prekur nga paraliza e Bell, një gjendje e përkohshme që bllokon gjysmën e fytyrës, por që në shumicën e rasteve zgjidhet në mënyrë spontane.