Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani sapo ka publikuar “EP-në” e tij, por cila nga këngët mban fronin?

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, ai ka sjellë një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja. Para pak ditëve, këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”.

Padyshim që, sa herë Ylli publikon projekte të reja muzikore, rrjeti “çmendet” , por cila nga këngët mban fronin? Në bazë të klikimeve në platformën ‘YouTube’, “Lshoja Zanin” ka kaluar 500 mijë klikime.

Para pak ditësh,  Ylli dhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sollën bashkëpunimin e tyre të parë. Kishte kohë që lajmërohej si projekt, por na u desh të prisnim pak për të dëgjuar “As 1 minut” nga dyshja e artistëve dhe mund të themi me plot gojë se ja vlejti. Vetëm brenda pak ditësh kënga i ka kaluar 1 milion klikime. Në këtë projekt, Ylli dhe Ermali na kanë sjellë dhe një surprizë shumë të veçantë me modelen e njohur, Vildane Zenelin në klip si modele.

Së fundmi, Ylli ka sjellë një version të tijin të këngës “Nëse don” nga Mozzik dhe Loredana. Ky projekt muzikor është më i pëlqyeri nga albumi “No Rich Parents” i ish- çiftit. Duke ditur dhe miqësinë e mirë mes tij dhe Loredana-s, teksa shfaqet në skenë ai ka kënduar “Nëse don”  dhe reperja nuk mund të mos reagonte duke i komentuar disa ’emoji’ në formë zemre.