Celebrities Showbiz

Yuri Kim darkon me Dua Lipan: Një yll i mirëfilltë edhe jashtë skenës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe takoi personalitetet më të larta në vend.

Një ndër ta ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila postoi një fotografi me Dua Lipën duke treguar se ka darkuar me artisten dhe familjen e saj. Në përshkrim, Kim shkruan se Lipa është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.

‘Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë.’- shkruan Yuri Kim.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, këngëtarja inspektoj dje punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.