Celebrities Gossip Showbiz

Zaimina Vasjari na zbulon pak nga vogëlushi i saj dhe i dedikon fjalët më të bukura!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin.

E nuk mund të mungonte edhe postimi i Zaiminës që na ‘zbulon një copëz’ nga engjëlli i saj Kamar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Teksa ka shpërndarë në foto dorën e saj dhe të vogëlushit, krahas ka shkruar fjalët më të bukura.

Kamar Sallani 21.03.2022. Fytyra jote e ëmbël i shtoi dozën e lumturisë portretit tone familjar! Sot të mbaj në duar ty drita ime që ashtu siç ke emrin ashtu është edhe pesha jote në shpirtin tim KAM AR. Zot faleminderit

Emri Kamar vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”. Rikujtojmë që pas vajzës të quajtur Khloe, ky është fëmija i dytë për Zaiminën, ndërkohë për bashkëshortin e saj është fëmija i katërt, pasi ai është baba edhe i dy vajzave nga martesa e parë. E shkëputur prej kohësh nga muzika Zaimina është fokusuar te familja dhe biznesi i saj i veshjeve.