Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani i dedikon Arbana Osmanit fjalët më të ëmbla pas ceremonisë: “I binde të gjithë që je engjëll!”

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Të ftuarit më specialë ishin 3, Joni, Dielli dhe Zoi, në një kujtim që zgjat përjetësisht.

Personazhet VIP nuk munguan në këtë ceremoni e ndër ta, i cili ka qenë dhe i pari që na ka treguar disa detaje sado të vogla nga organizimi ishte Yll Limani. Pak më parë ka qenë vetë Arbana ajo që ka ndarë me ndjekësit një Instastory nga biseda pas eventit me artistin duke na zbuluar kështu fjalët më të ëmbla që i kishte drejtuar ky i fundit.

Ylli: Ceremonia më e bukur ndonjëherë ishte.

Arbana: Ooo faleminderit.

Ylli: Ishte shumë, shumë e bukur. Ti dukeshe engjëll dhe i binde të gjithë që je engjëll, por s’je Arbana. 

Megjithatë, pas ripostimit të këtyre mesazheve, Ylli ka sërish një kërkesë për Arbanën që besojmë të gjithë jemi dakord. Kur mund të postohen momentet nga ceremonia?

Arbana: Faleminderit që këndove këngën tonë të dashurisë dhe që je ai që je, një engjëll!

Ylli: Faleminderit që më keni ftuar. Ju kam miq të zemrës. Nuk munda të qëndroj ulur, pa kënduar. Kur mundem t’i postoj tani ato foto? Alo? 

Pas kësaj ceremonie martesore që u zhvilluar ‘larg syve të publikut’, për të gjithë dashamirësit e saj, prezantuesja ka reaguar për herë të parë me anë të një deklarate në Instastory ku shprehej shumë e lumtur dhe falenderuese për gjithë të pranishmëve, por jo vetëm.