Celebrities Gossip Showbiz

Në këtë ditëlindje të Luizit u sqaruan shumë gjëra në lidhje me raportin e tij me Kiarën!

Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas daljes së tij nga “BBV”, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, ndërsa po vazhdon të punojë edhe me filmin “Në kuadër të dashurisë“. Ndërkohë, sot ai feston ditëlindjen e 38-të dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një darkë romantike nga partnerja e tij, shoqëruar me një dedikim publik me fjalët më të ëmbla.

Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën.

E gjatë kësaj darke romantike, me anë të postime në Instastory dhe ‘live video-s’, çifti kanë sqaruar dhe disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre. Një prej pyetjeve që u bëhet më shpesh është se përse Luizi nuk e mban unazën e martesës në gisht dhe teksa tregon gishtin e tij të fryrë, tregon për ndjekësit se i bën alergji. Gjithashtu Luizi zbulon se ia ka vënë Kiarës emrin në telefon ‘Korba’, ndërsa kjo e fundit partnerit të saj ‘L’ të shoqëruar nga një zemër.