Gossip

Zayn Malik nuk flet me motrën e tij! Dasma e saj bëhet shkak?!

Këngëtari i njohur, Zayn Malik është në një konflikt goxha delikat me motrën e tij. Që nga dasma e saj ai thuhet se nuk ka patur asnjë kontakt me të pasi nuk qenë aspak dakord që motra e tij të martohej me Junaid Khan. Bashkëshorti 24-vjeçar i motrës së Zayn u martua me Waliyha në një ceremoni të mbajtur më 12 dhjetor.

“The Sun” raporton se Zayn dhe babai i tij nuk kanë qenë në dasmën e Waliyha, dhe kjo jo prej angazhimeve apo largësisë. Ata nuk e duan dhëndrin e tyre. Ish-ylli i One Direction refuzon të flasë me të motrën dhe nuk i ka dërguar asnjë dhuratë të vetme. Burimet familjare kanë zbuluar se këngëtari 27-vjeçar as nuk ka folur me Waliyha në telefon dhe nuk i ka dërguar asnjë dhuratë për martesën sepse është shumë i zemëruar për zgjedhjen e saj.

Shkak i gjithë kësaj situate është bërë e shkuara e dhëndrit. Në vitin 2017, kunati i Zayn, Khan, u burgos për 5 vjet për një aksident me makinë ndërsa në 2014 ai u dënua me 15 muaj burg. Dasma u ndërpre gjithashtu nga policia pasi u thyen rregullat e pandemisë.

Waliyha in her wedding dress