Showbiz

Zayn Malik trondit fansat me një tatuazh në fytyrë

Ai njihet tashmë si një nga personazhet që i pëlqen tepër tatuazhet por Zayn Malik duket se me këtë të fundit e ka tepruar.

Ish-këngëtari i One Direction, ka tronditur fansast mbrëmjen e së premtes, duke postuar një fotografi të tatuazhit të ri të bërë në fytyrë.

Tatuazhi i 23-vjeçarit mbante shkronjat “M.O.M”, një shkurtim i titullit të albumit të tij të ri, “Mind of Mine”.

Ndërkohë që një pjesë e fansave kanë komplimentuar Malik për këtë imazh të ri, një pjesë e mirë janë shprehur se ai ka shkatërruar fytyrën e tij të bukur.