Showbiz

Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së çiftit të famshëm

Ditën e kaluar dy akotrët e famshëm Channing Tatum dhe Jenna Dewan njoftuan me anë të një deklarate në rrjetet sociale se do t’i japin fund martesës së tyre pas 9 vitesh së bashku.

Edhe pse fillimisht dukej se nuk kishte një arsye konkrete rreth divorcit të tyre, duke e bërë atë të duket si një fushë me lule, burime pranë tyre kanë zbuluar të vërtetën.

Miqtë e ish-çiftit kanë konfirmuar për “Hollywood Life” se karriera e suksesshme e Tatum, vëmendja që ka nga vajzat në industri dhe problemet me alkoolin, i çuan ata drejtë ndarjes.

Channing vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme si në ditën e parë kur Jenna ra në dashuri me të në setin e xhirimeve. Ajo ndihet inferiore ndaj tij dhe duket se gjatë gjithë kohës i duhet të luftojë për pak vëmendje dhe për të kaluar kohë me të.

Është shumë e vështirë për aktoren të mos jetë xheloze kur bashkëshorti i saj rrethohet nga vajza të bukura gjatë punës ndërkohë që ajo ndodhet në shtëpi duke u kujdesur për vajzën e tyre.

Miqtë e tyre konfirmojnë se vendimi për t’u ndarë erdhi nga Jenna pasi ajo ka nevojë të rigjejë veten dhe nuk mund ta bëjë këtë në një marrëdhënie ku partneri i saj ende shkon në festa për të rinj dhe kthehet në shtëpi i pirë.