Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen të ftuarit specialë të kësaj jave në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me  po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram publikoi trailer-in e episodit të dytë, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj jave. Në pjesë e parë të emisionit do të jenë të ftuar një nga opinionistët më të famshëm të momentit dhe është pikërisht Arjan Konomi dhe producentja e njohur Olsa Muhameti për të treguar më shumë rreth programit televiziv ‘Përputhen dhe shumë të tjera. Në pjesën e dytë të emisionit do të jetë i ftuar këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj për të na treguar më shumë rreth jetës së karrierës së tij. Mes lotëve dhe shumë të qeshurave këtë javë paralajmërohet një super show.

Episodin e kaluar “Më lër të flas”, i ftuari i parë i cili iu përgjigj pyetjeve ‘pikante’, por edhe me shumë humor të Romeos dhe Donaldit ishte reperi i hitit ‘Betohemi’. Bardhi jep intervista shumë rrallë ndaj dhe kurioziteti për artistin është i madh. E  ftuara e dytë pas reperit të njohur Bardhi ishte Xhensila Myrtezaj. Bukuroshja nuk shprehet shpesh në publik për jetën e saj, megjithatë zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve ‘pikante’ të Donaldit dhe Romeos.