Botë e Çuditshme

Zbulohet gjarpri më i madh në shtetin juglindor të SHBA-ve!

Një grup biologësh nga Florida ka kapur atë që është deri tani gjarpri më i madh në shtetin juglindor të SHBA-së. Ai peshonte më shumë se 97 kilogramë dhe ishte 5,4 metra i gjatë. Kjo do të thotë, një zvarranik që peshon sa një frigorifer. Gjarpri u kap dhjetorin e kaluar, u ther dhe u vendos në akull deri në prill.

Kur studiuesit hapën trupin e gjarprit për të kryer një nekropsi, ata gjetën një surprizë. Brenda pitonit ishin 122 vezë, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë. Vezët ende nuk ishin fekonduar. Sipas ‘nature.org’, një piton femër birmanez mund të lëshojë 50 deri në 100 vezë.

Ky burim siguron se rreziku i sulmit ndaj njerëzve nga një piton birmanez është i ulët. Sulmet e regjistruara në Shtetet e Bashkuara zakonisht lidhen me pitonët që ndodhen në robëri, të cilët pavarësisht natyrës së tyre të bindur, janë ende kafshë që mund të sulmojnë pronarët e tyre.

Pitoni birmanez, siç sugjeron emri i tij, nuk duhet të gjendet në Florida. Këta zvarranikë e kanë origjinën në Azinë Juglindore, por filluan të futen në Florida në vitet ‘70 si kafshë shtëpiake, të sjellë nga tregtarët e kafshëve ekzotike. Shumë nga pronarët donin t’i hiqnin qafe dhe i liruan, ndaj ata janë riprodhuar në zona që tani i kanë pushtuar.

Ndërkaq, që nga nisja e studimit të helmit të disa kafshëve si gjarpërinjtë, merimangat apo akrepat ka gjithmonë përballë një kontradiktë të dukshme. Nga njëra anë, ekziston fakti se helmet janë të pasura me substanca antimikrobike dhe për këtë arsye konsiderohen një mjedis krejtësisht steril, pasi këto substanca vrasin bakteret me të cilat bien në kontakt. Nga ana tjetër, ekziston konstatimi se shumë pickime gjarpërinjsh apo pickime merimangash shkaktojnë infeksione, të cilat shkaktohen pikërisht nga ato mikroorganizma që helmi supozohet të vrasë.