Botë e Çuditshme

Kafshohet 50 herë nga gjarpri vetëm ‘për të fituar disa klikime’, çmenduritë që ndodhin në rrjet!

Një YouTuber nga Pennsylvania, SHBA, ka filmuar veten duke lejuar që gjarpri johelmues ta kafshojë për më shumë se 50 herë, përfshirë kafshimin në fytyrë që i shkaktoi gjakderdhje. Jesse Rothacker, themelues i ‘Forgotten Friend Reptile’, i cili filmoi veten duke e kafshuar gjarpri në fytyrë më 12 qershor, është bërë viral me videon e publikuar kohët e fundit.

Ai madje nuk hezitoi t’i afrohet nga afër gjarpërinjve dhe t’i kapte, pavarësisht se nuk dihej nëse disa prej tyre ishin helmues apo jo. Megjithatë, kur ai mori në duar gjarprin, e lejoi ta kafshojë me dhjetëra herë, e kafshimi më i dhimbshëm duket se ishte ai në fytyrë që i shkaktoi gjakderdhje.

Por ky veprim i tij është kritikuar mjaft nga masa, që ishin të mendimit se të gjitha “këto sakrifica” po bëhen për disa klikime. Rothacker-i kafshohet nga një gjarpër dhe qesh me të, ndërsa bën çmos për t’i shpjeguar të gjitha dhe është bërë viral kudo. Në video ai thotë:

Gjarpri lindor i qumështit, nga 21 gjarpërinjtë në Pensilvani, është një nga 18 johelmuesit. Megjithëse, ai është i famshëm për të ngrënë gjarpërinj të tjerë.

Rothacker tha se gjarpri ndonjëherë ngatërrohet për helmues dhe shpjegoi se si të dallojë dy gjarpërinjtë. Ndërsa Rothacker fliste, gjarpri kafshoi edhe kamerën. Dhe megjithëse Jesse përfundoi me një rrjedhje gjaku që i zbriste në fytyrë, ai tha se gjithçka ishte “shumë argëtuese”. Rothacker inkurajoi të gjithë të respektojnë çdo kafshë dhe gjarpër që hasin.