Bota Design

Zbulohet një altar i lashtë grek, daton më shumë se 2000 vjet më parë!

Një altar i lashtë grek që daton më shumë se 2000 vjet më parë është gjetur së fundmi në zonën arkeologjike të Segesta në ishullin italian të Siçilisë. Autoritetet lokale thonë se ai ishte varrosur për shekuj me disa centimetra tokë dhe bimësi në zonën e Akropolit Jugor në vendin Segesta, në skajin perëndimor të ishullit. Qeveria rajonale e Siçilisë beson se altari ishte ndoshta në përdorim për adhurimin familjar në kulmin e ndikimit kulturor helen, pak para ngritjes së perandorisë romake në shekullin e parë para Krishtit.

Renato Schifani, presidenti i rajonit tha se:

Ky zbulim i jashtëzakonshëm konfirmon vlerën e paçmueshme historike dhe artistike që vendet arkeologjike përfaqësojnë për territorin tonë.

“Vendi Segesta nuk pushon kurrë së na mahnitur”,- shtoi ministri rajonal i kulturës i Siçilisë, Francesco Paolo Scarpinato. Segesta ishte një qytet i lashtë grek i vendosur midis maleve. Përveç altarit, arkeologët zbuluan gjithashtu një relikte në formë të ngjashme që ata mendojnë se mund të ketë qenë një mbështetje për një skulpturë. Të dyja gjetjet janë ruajtur në mënyrë të përkryer, tha qeveria rajonale.