Celebrities Gossip Music Showbiz

Zbulohet personazhi VIP që do të prezantojë “Grammy 2024”!

Komediani i njohur Trevor Noah do të prezantojë Grammy-t vitin e ardhshëm, duke shënuar herën e tij të katërt në ceremoninë e çmimeve muzikore. Lajmin Noah e bëri të ditur në episodin e fundit të podcast-it të tij, What Now? Me Trevor Noah dhe bërtiti:

Jam i emocionuar për këtë! Është shumë argëtuese. Më pëlqejnë Grammy-t sepse mund ta shikoj shfaqjen personalisht dhe më pas thjesht e përjetoj dhe komentoj ndërsa po ndodh.

Njoftimi i tij vjen pak më shumë se një muaj pasi u shpallën nominimet për ceremoninë e ardhshme.

SZA është artistja më e nominuar e këtij viti me 9 nominime, e ndjekur nga Phoebe Bridgers, Serban Ghenea dhe Victoria Monét me shtatë nominime. Ndërkohë, Jack Antonoff, Jon Batiste, boygenius, Brandy Clark, Miley Cyrus, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift fituan të gjithë gjashtë nominime.

Rikujtojmë, se Noah pasi drejtoi emisionin ‘The Daily Show With Trevor Noah’ që nga viti 2015, i dha lamtumirën e fundit me lot në sy shikuesve, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre pas gjithë këtyre viteve. Ai u shpreh se:

Jam mirënjohës për secilin prej jush. Më kujtohet kur filluam shfaqjen, nuk mund të merrnim mjaftueshëm njerëz për të mbushur studion. Por, unë e shikoj studion tani dhe nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Çdo vend që mbushet me njerëz për të parë diçka që po bëj e vlerësoj gjithmonë. Faleminderit që më keni ndjekur, keni shpërndarë video, keni dhënë mendime, edhe nëse ka qenë një kritikë. Nga nëna ime, te gjyshja, tezet e mia, tek të gjitha gratë me ngjyrë në jetën time, faleminderit. Unë gjithmonë u them njerëzve nëse vërtet dëshironi të mësoni për Amerikën, bisedoni me gratë e zeza.