Bota

Zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të “Friends”, Mike Hagerty!

Fatkeqësisht pak ditë më parë u dha lajmi se kishte ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur i serialit “Friends”, Mike Hagerty. Lajmi u bë publik nga Bridget Everett, aktorja që luan rolin e vajzës së tij në komedinë HBO. Së fundmi, është zbuluar se ylli i “Friends”, ra në koma dhe ndërroi jetë pasi pësoi një reaksion ndaj një antibiotiku.

Mediat e huaja kanë raportuar se aktori 67-vjeçar po shërohej nga një infeksion në këmbën e tij kur filloi që të mos ndihej mirë. Antibiotiku i shkaktoi një konvulsion dhe e la atë në koma.

Ai po bëhej gati për të filmuar sezonin 2 të “Somebody Somewhere”, por për shkak se nuk ndihej mirë, mjeku e dërgoi në spital, ku mori një antibiotik dhe pati një reagim të tmerrshëm. Bridget Everett dha lajmin e trishtë të vdekjes por nuk bëri të ditur shkakun. Aktori njihej më së shumti për rolin e tij si Mr Treeger në ‘Friends’, i cili u transmetua nga viti 1994 deri në 2004. Ai mori pjesë në pesë episode të serialit të famshëm.