Love & Sex

Zbuloni sekretin se si të kaloni çdo herë në orgazëm !

Le të ju shokojmë pak me faktin se shumë femra nuk kanë arritur të përjetojnë ndonjëherë orgazmën.
Gjë që nuk është aspak e frikshme apo anormale. Por ka dhe nga ato të cilat e përjetojnë çdo herë që kryejnë marrëdhënie seksuale.
Nëse dëshironi të keni dhe ju momente të tilla çdo herë, shihni disa hapa të cilat mund të ndiqni apo ku të fokusoheni për të patur çaste magjike.

Duhet të masturboheni!

Femrat që masturbohen shpesh, e njohin shumë mirë trupin e tyre dhe ku i kanë ‘skutat magjike’ që mund të sjellin kënaqësi të paharrueshme. Kështu ka pohuar një psikolog Fran Walfish i cili u shpreh se gra të tilla, e dinë se çfarë duan dhe si.
Pra, çdo prekje, ndjesi, ritëm, presion dhe shpejtësi që i nevojitet. Nuk kanë turp dhe i tregojnë partnerit të tyre të gjithë njohuritë që i duhen për ta kënaqur seksualisht.

Kushtojini vëmendje klitorit!

Shumë prej femrave e kanë të nevojshme stimulimin e klitorit për të kaluar në orgazëm, shumë pak mund ta arrijnë ndryshe.
Nuk do shumë mend për të zbuluar vendndodhjen e tij, kështu që partneri juaj mjafton vetëm t’i falë pak dashuri dhe orgazma është e juaja!

Paraloja është sekreti!

Një ndër faktorët më të rëndësishëm për të prekur orgazmën është paraloja. Kushtojini pak kohë lojërave, puthjeve të but në të gjithë trupin, do të eksitoheni pafund dhe kështu jeni afër rrugës drejt finales së madhe, orgazmës.
Sigurisht këto nëse nuk e keni me shumë nxitim…

Tregoni çfarë dëshironi!

Tregojini partnerit dëshirat tuaja seksuale. Çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo…
Këto gjëra ai duhet t’i dijë me patjetër, kështu forcohet dhe marrëdhënia.
Nëse jeni të ndrojtura, nuk ka problem. Komunikimi për një temë të tillë sjell relaks dhe më shumë përqëndrim në kënaqjen e partnerit. Kur partneri juaj po bën diçka dhe po ju pëlqen, thuaja!

Mos mendoni për orgazmën!

Një gjë duhet të dini, siç është dashuria që nuk kërkohet, ashtu ndodh dhe me orgazmën, thjesht ndodh. Kur e mendoni gjatë të gjithë kohës, probabiliteti është shumë i lartë që të humbasë, duhet të jeni sa më të relaksuar që ta keni më të lehtë për ta ndjerë.
Mund të shihni e provoni ushtrime relaksimi, ndoshta yoga, për të lehtësuar stresin dhe ankthin. Nëse jeni të qetë marrëdhënia do t’ju shijojë shumë e më shumë!