Bota

Zelensky nënshkruan ligjin për mobilizimin e ushtrisë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një projektligj për mobilizimin e ushtrisë, i cili ka si qëllim që të rishikojë rregullat për mobilizimin e ushtrisë.

Ligji, pritet të hyjë në fuqi një muaj pasi ai është publikuar.

Sipas tij burrat duhet që të përditësojnë patjetër të dhënat e tyre ushtarake me autoritetet, ndërsa pritet që të ketë një rritje page për të gjithë ata që dalin vullnetarë për t’u regjistruar.

Më tej në ligj thuhet se do të ketë rritje dënimi për personat që i shmangen ushtrisë.

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka debatuar me aleatët e tij duke krahasuar efikasitetin e armëve kundërajrore të vendosura në mbrojtje të Izraelit me mungesën e raketave në Kiev.

“Është vërtet një demonstrim i asaj që janë aleatët, jo në letër, por në qiell”, tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina mbron qiejt e vetme.

“Aleatët i japin Ukrainës armë dhe mbrojtje, por “ne kemi mungesë. Unë do t’ju jap një shembull shumë të thjeshtë: në termocentralin Trypilska ne shkatërruam 7 raketat e para ruse, por 4 i shkatërruam, sepse ne kemi shteruar të gjitha raketat që mbronin termocentralin”, shton ai.