Rajoni

Zëvendëskryeministri Bislimi në Bruksel, takohet me Komisionerin Oliver Varhelyi!

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në Bruksel.

Takimi u fokusua në bisedime mbi arritjet e Kosovës, rrugëtimin në integrimin evropian të vendit dhe hapat e ardhshëm.

Vëmendja e Qeverisë është e orientuar fuqishëm kah zbatimi i reformave në kuadër të agjendës evropiane.

Bislimi potencoi mesazhin e përkushtimit dhe angazhimit të Kosovës për të ecur bindshëm drejt Bashkimit Evropian dhe vijimësinë në trajektoren e progresit në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale, zhvillim ekonomik e kohezion shoqëror.

Ai e falënderoi Komisionerin për bisedën, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në rrugëtimin dhe proceset e integrimit evropian të Kosovës.