Aktualitet Politikë

Zgjedhja e kreut të shtetit, Alibeaj: “Fillimisht të përcaktojmë kriteret!”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se “presidenti i vendit duhet antikomunist”. Ndërsa nuk ishte sot në takimin me kolegun socialist Balla, në negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit, Alibeaj u shpreh se “e rëndësishme është që në fillim të përcaktohen kriteret”.

Çfarë do të thotë një president antikomunist? Kandidati për President i Republikës nuk duhet të jetë bashkëpunëtor, agjent i shërbimit sekret në periudhën 1944-1991. Mos ketë qenë kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, anëtar i Presidiumit, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, prokuror, gjyqtar. Dëshmi për angazhimin dhe përkushtimin e tij për zhdukjen e ç’rrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh.

U vendos një lloj kriteri nga pjesa e grupit parlamentar, mosaktivizimi 5 vjet në politikë, megjithatë siç u bë e ditur nga ne, ky kriter nuk është i shkruar në gur. Tashmë, këtë qëndrim tonin ua ofrojmë grupeve parlamentare, sidomos atyre të opozitës. Në takimet me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun, kanë qëndruar fort të çështja e kritereve e antikomunizmit. Jemi të hapur për diskutim.

Alibeaj vuri në dukje se “procedura është ajo që garanton respektimin dhe realizimin konkret të këtyre kritereve”.

Ne kemi qëndrimin se opozita duhet të propozojë sipas një mekanizmi të bërë publik. E për këtë arsye, jo vetëm të arrijmë një proces real, një proces jo fars, një proces që të shndërrohet në buzëkuq të maxhorancës. Pres publikisht nga maxhoranca të ketë qëndrimin e saj.

Në lidhje me pyetjen e gazetarëve se: çfarë tagri keni ju kur janë caktuar Luçiano Boçi e Oerd Bylykbashi për të negociuar, Enkelejd Alibeaj tha se “që të dy janë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike”.

Grupi është mbledhur disa herë e gjithësecili e ka pasur mundësinë për të shprehur opinionin e tij. Kjo është çështje e tejkaluar.