Botë e Çuditshme Tech

Zhvillohet një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB!

Në një përpjekje për të përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje të ruajtjes së të dhënave, një ekip inxhinierësh kinezë ka zhvilluar një disk optik me kapacitet të lartë të aftë për të mbajtur deri në 200 TB të dhëna. Puna novatore e ekipit, e botuar në “Nature”, ka potencialin të revolucionarizojë teknologjitë e ruajtjes, veçanërisht në qendrat e të dhënave ku hapësira është në çmim jo i vogël.

DVD-të tradicionale, të përdorura për ruajtjen e filmave dhe të dhënave, kanë një kapacitet prej 4,5 GB të mjaftueshme për të ruajtur rreth dy orë video. Megjithatë, raportohet se kjo teknologji e re e zhvilluar nga ekipi kinez ka një qasje krejtësisht të ndryshme.

Inxhinierët pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë për të ruajtur të dhënat në tre dimensione, në krahasim me një shtresë të vetme, duke u mundësuar atyre të krijojnë një disk optik me deri në 100 shtresa. Megjithatë, ekipi pranon se ka ende sfida për të kapërcyer përpara se këto “super DVD” të mund të komercializohen.