Sociale

Zjarr në fshatin Likomil të Dropullit, digjen hektarë me pyje! flakët avancojnë drejt zonës së banuar

“Pushtohet” nga zjarri fshati Likomil në Bashkinë Dropull. Flakët e zjarrit po bëjnë dëme të mëdha në kullota dhe në një pjesë të mirë të pyjeve të zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dropullit të mbështetura dhe nga një pjesë e repartit të zjarrfikësve të Gjirokastrës.

Dëme te deritanishme janë të konsiderueshme sidomos në kullota.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar flaket të cilat po avancojnë drejt zonës se banuar të favorizuara nga era.