Sociale

Zjarret djegin sipërfaqe me bimësi në Durrës, Lushnje dhe Fier

Dy vatra zjarri në fshatin Plug të Lushnjes dhe në zonën e Peshtanit në Fier dogjën sasi të konsiderueshme bimësie dhe pemësh frutore. Nga flakët në të dyja rastet rrezikohen disa stalla bagëtish.

Ndërkaq një tjetër vatër zjarri është konstatuar pranë Gjirit të Lalzit. Është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Fushë Bizë, rrezikohen 10 banesa. Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Durrësit që po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Lushnje!

Nga zjarri në Lushnjë i favorizuar nga era rrezikohen disa stane. Në këto momente zjarri është duke përshkruar dhjetëra hektarë hamull.

Forcat zjarrfikëse të Lushnjës dhe Patosit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka përfshirë edhe zonën e Peshtanit në Fier mesditën e e sotme. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderishme toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapësira të mbjella me drithëra. Nga zjarri rrezikohet edhe një stallë me bagëtish e cila ndodhet fare pranë.

Durrës!

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Fushë Bizë, pranë Gjirit të Lalzit, rrezikohen 10 banesa

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre e bimë të ndryshme në Fushë Bizë, afër Gjirit të Lalzit. Sipas banorëve zjarri rrezikon 10 banesa dhe flaket janë rreth 100 metra larg banesës së parë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Durrësit.

Fier!

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pas mesditës së kësaj të hëne në zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderishme toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapësira të mbjella me drithëra. Nga zjarri rrezikohet edhe një stallë me bagëtish e cila ndodhet fare pranë.

Tre mjete zjarrfikëse të Fierit dhe gjithë efektivët e këtij reparti janë në luftë me flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve në terren janë shpërndarë edhe banorë të zonës, e ndërsa mësohet se kanë qenë këta të fundit kë kanë njoftuar për shpërthimin e flakëve.

E ndërsa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, shkaqet e tij nuk dihen ende.