Aktualitet

Zjarr në Kepin e Rodonit, pushuesit braktisin plazhin!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që momentalisht nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

Flakët po përhapen me shpjetësi, për shkak edhe të erës që favorizon nxitjen e zjarrit. E gjithë zona turistike është mbuluar nga tymi dhe kjo ka krijuar një farë paniku tek turistët të cilët kanë marrë mjetet dhe janë larguar.

Për fikjen e flakëve duhet një angazhim i shpejtë, pasi nëse nuk ka një ndërhyrje në kohë mund të ketë dëme të mëdha.

VIJON…