Bota

​Kërkohet dorëheqja e presidentit të Libanit

Edhe sot në Bejrut u mblodhën mijëra protestues, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të një shpërthimi shkatërrues javën e kaluar që ka vrarë më shumë se 160 persona e plagosur mbi 5 mijë të tjerë. Nën presionin e publikut, qeveria libaneze dha dorëheqjen dje, por protestuesit po kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Michel Aoun. Protestat janë shoqëruar edhe me perplasje të ashpra me policinë.