Bota

1 javë pas zjarrit, dyndje turistësh në “Notre Dame”

Pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar në katedralen Notre Dame ka pasur dyndje turistësh për të parë se çfarë kishte mbetur pas tragjedisë. Dyqanet e suvenirëve dhe kafenetë në afërsi të monumentit, ishin në gjendje të akomodonin përsëri vizitorë. Ndërkaq Sheshi pranë Katedrales mbetet ende i mbyllur për publikun.