Showbiz

Akuzat për abuzime seksuale, R.Kelly vetëdorëzohet në polici

Këngëtari i rrymës “R&B”, R. Kelly është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e kaluar pas 4 akuzave të tjera për abuzime seksuale që u bënë publike.

Ai mbërriti në stacionin policor në Chicago pasi u bind se këtë herë nuk do të mund t’i shpëtonte akuzave. Deri tani mbi të rëndojnë 10 akuza për abuzim seksual, 4 me vajza të mitura nga mosha 13 deri në 17-vjeçe.

52-vjeçari do të mbahet 24 orë nën arrest para se të dalë në gjyq ku pritet të merret vendimi për dënimin e tij.