Rajoni

Ali Ahmeti: Është koha për kryeministër shqiptar në Maqedoni

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut deklaroi sot se kandidati i BDI për kryeministër, Naser Ziberi, do të jetë mbipartiak. Ali Ahmeti u shprehu bindjen se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Ai theksoi se pas kësaj  është koha për kryeministër shqiptar.