Politikë

Ambasada e SHBA reagon për SPAK: Do të hetojë “të paprekshmit”

Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi një video që tregon si do të funksionojë SPAK-u, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim. Aty theksohet se ky është institucion, me detyrë hetimin e ndjekjen penale të korrupsionit, krimit të organizuar si dhe krimeve të kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Sipas Uashingtonit,  Kushtetuta i jep SPAK-ut fuqinë e pavarësinë për  t’iu kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë. Duke qenë se është në Kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Në videon e selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara nënvizohet se “Me SPAK-un, askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm . I gjithë vendi do të përfitojë nga kjo”.