Rajoni

Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

Refugjatët gjetën një tjetër rrugë përmes Ballkanit, për të mbërritur në vendet e Europës Perëndimore, destinacioni i tyre i përhershëm. UNHCR-ja njoftoi hapjen e një korridori të ri tranzit në Bosnje, pas masave energjike që u morën kohë më parë për t’i bllokuar të ardhurve lëvizjen nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e Hungarisë. Tani, nga Greqia ata nisen drejt Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjes e Kroacisë, për të shkuar në Perëndim.