Politikë

Basha: Kuvendi gjysmak votoi për interesat e Ramës

Opozita e Bashkuar i cilëson “të papranueshme” ndryshimet kushtetuese për hapjen e pjesshme të listave e formulën e koalicioneve që u miratuan sot në Kuvend me 106 vota pro. Në përfundim të një mbledhjeje në Selinë Blu me aleatët, kryetari demokrat Basha ne  një deklaratë tha se Kuvendi gjysmak ka votuar për interesat e Ramës, ndërsa ka shtuar se asgjë nuk do ta ndalë koalicionin popullor kundër kësaj qeverie. “Sot në kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutën. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusin, të cilin u detyruan ta firmosin. Kurrë më parë në historinë tonë 30 vjeçare të pluralizmit, Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës”-theksoi Basha