Politikë

Basha: Në fillim të dhjetorit gati propozimet për reformën zgjedhore

Opozita e Bashkuar i ka gati propozimet për Reformën Zgjedhore dhe pritet t’i prezantojë deri në fillim të muajit Dhjetor. Kjo u bë e ditur nga Lulzim Basha, pas takimit që kreu demokrat dhe aleatët patën sot në Presidencë me Ilir Metën. Ngërçi në Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore ishin në fokus të diskutimeve: “Nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakoshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale kushtetuese. Do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitë për zgjedhjet e prakohshme dhe do i bëjmë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë për të marrë pastaj të gjitha hapat e nevojshme. U njohëm me provat tronditëse të procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëndrimi i vetëm i këtij kryeministri është jo zbatimi i reformës, por kapja e sistemit të drejtësisë. PD dhe aleatët e kanë konsideruar prej fillimit një grusht kushtetues, por edhe një provë më shumë se me këtë qeveri reforma në drejtësi është e rrezikuar”, u shpreh Kryedemokrati Basha.