Politikë

Basha refuzon tryezën me Ramën: Qytetarët duan zgjidhje, jo shfaqje!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, rikonfirmoi edhe njeherë refuzimin për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti. Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike. Për Bashën, me apo pa tryeza, është detyrë e qeverisë të ndihmojë njerëzit në nevojë.