Politikë

Basha: Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha përmes rrjeteve sociale se shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar. Duke komentuar raportin e CIA-s ku Shqipëria theksohet si vend tranzit për kontrabandën e narkotikëve, Basha shkruan se Shqipëria është vendburimi kryesor për kanabisin. Kryedemokrati thotë se ende, asnjë bos i lëndëve narkotike nuk është arrestuar.