Bota

BE ofron 85 mln euro kredi për të rritur punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor

Bizneset që ofrojnë punësim ose trajnim për të rinjtë do të përfitojnë nga kredia prej 85 milionë euro në sajë të një pakete garancie prej 10 milionë euro të financuar nga Bashkimi Evropian. Rreth 1200 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri, Bosnje dhe Kosovë do të përfitojnë dhe ofrojnë deri në 1300 trajnime profesionale, praktika ose mundësi punësimi. Ndihma vjen si pjesë e nismës së BE për punësimin e rinisë në Ballkanin Perendimor.