Bota

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Bashkimi Evropian tha se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim finalizimin e Brexitit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian më 31 tetor. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë.