Showbiz

Beyonce dhe Jay-Z në “Brit Awards”, një falenderim special për Meghan Markle

Dyshja Beyonce dhe Jay-Z u shpallën grupi më i mirë ndërkombëtar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në “O2 Arena” ata i falenderuan të gjithë nëpërmjet një video-je mjaft të veçantë.

Artistët rikrijuan një pjesë nga klipi i tyre i famshëm “Apeshit” po në vend të porterit të Mona Lizës, pas tyre qëndronte ai i Meghan Markle.

Dukesha e Sussex që kur është shpallur e tillë ka qenë në vëmendjen e kritikëve britanikë të cilët e gjykojnë që nga fakti që ajo është një femër me ngjyrë, një ish aktore dhe blogere e për çdo veprim tjetër të cilësuar si shkelje e protokollit mbretëror.

Beyonce dhe Jay-Z nëpërmjet këtij gjesti e kanë uruar Meghan Markle për shtatzëninë e saj duke i thënë se ajo ka mbështetjen e të gjithë artistëve në industri.