Bota

Cameron: “Duhet gjetur mënyra për të kaluar ngërçin”

Ish-kryeministri britanik, David Cameron, i cili shpalli referendumin për Brexit-in deklaroi sot se “nuk do të përjashtonte mundësinë e një votimi të dytë lidhur me çështjen”. Cameron i tha të përditshmes britanike “The Times” se “Duhet gjetur mënyra për të kaluar ngërçin”. Politika në Britani është përfshirë nga mosmarrëveshjet mbi mënyrën sesi do të zbatohet referendumi i 2016-ës. 52% votuan për të lënë Bashkimin Europian dhe 31 Tetori përbën afatin e fundit.